30 Shtator, 2017

Këto janë shenjat e horoskopit që i ‘frikësohen’ martesës


Martesa është një hap shumë i rëndësishëm në jetë dhe jo të gjithë e kanë të lehtë të shkojnë drejt një vendimi të tillë. Kjo sigurisht ka një sërë shkaqesh , ku ndër më kryesoret mund të përmendim pasigurinë tek vetja ose partneri/ja , por edhe frikën se mos ndoshta do të mbetesh ‘pa liri’ dhe do detyrohesh t’i thuash ‘lamtumirë’ jetës së mëparshme. Ndaj më poshtë , po citojmë se cilat janë ato shenja të horoskopit që më së shumti i tremben martesës.

Dashi.   Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen . Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

 

Binjakët.  Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjak e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare. Për më tepër ata e kanë shumë të vështirë të marrin vendime.

Shigjetari.    Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Sipas intv.al nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

 

Ujori.   Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Eshtë shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujor largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al