26 Korrik, 2024

Kiara Tito ndan pamjen e ëmbël me vajzën e saj/ Ja si po e kalojnë mëngjesin vajzat e familjes Ejlli


Moderatorja e njohur Kiara Tito, ka ndarë për fansat një pamje të vajzës së saj Luna Mari, mëngjesin e sotëm.

Duket se nënë e bije po e kalojnë mëngjesin së bashku. E vogla e Luizit dhe Kiarës mesa duket është rritur aq sa mund të qeshi tashmë. Ajo shfaqet në karrocën e saj të vogël teksa qesh ndërsa Kiara e përkëdhel nga ana tjeter e telefonit.

Kujtojmë së që në momentin që Luna erdhi në jetë, çifti i cili u bën bashkë brenda shtëpisë së ‘Big-Brother Vip’  nuk janë ndalur të postojnë foto dhe video të vajzës së tyre për ndjekësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al