Prezantuesja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri për rreth dy vite janë përfolur për një lidhje mes tyre, për të cilën asnjëherë s’kanë folur hapur, përveç Kiarës e cila rrëfeu se bëhej fjalë për një lidhje toksike.
E pasi ajo pohoi se i kishte dhënë fund kësaj historie që vetëm e bënte të ndihej keq, duket se tashmë i kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet pasi ata ndodhen me pushime çift në plazhin e Dhërmiut.
U tha se Kiara e vuajti aq shumë ndarjen nga këngëtari, sa kur u pyet në “InstaStory” nëse kishte pasur lidhje me ndonjë të famshëm, ajo iu përgjigj “Jo”.
E ndonëse nuk e pranuar se kanë pasur një lidhje, Kiara dhe Butrinti janë kapur mat. Çifti ka nisur pushimet në Dhërmi dhe fotot në rrjete sociale kanë zbuluar se ndodhen në të njëjtin vend. K
iara ka publikuar në “Instastory” foto nga plazhi, siç ka bërë më pas edhe Butrinti, një postim i koduar ky, që përdoret shpesh nga personazhet e njohura kur duan të tregojnë se janë bashkë. Burime pranë çiftit kanë treguar se ata i kanë dhënë dhe një shans tjetër njëri-tjetrit.
RRËFIMI I KIARA TITOS PËR BUTRINTIN: MA THEU ZEMRËN NË MËNYRË TË PABESUESHME
Personazhet e famshme shqiptare i bashkoi një detaj i rëndësishëm përgjatë vitit 2019. Ata rrëfyen pa doreza problemet e tyre me ankthin, ndjesitë e këqija dhe shpesh betejat me të cilat u duhej të luftonin përtej filtrave dhe jetës perfekte të “Instagramit”.
Një rrëfim të tillë bëri pak kohë më parë në “Instastory” edhe prezantuesja e njohur, Kiara Tito.
“Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë në histori toksike dashurie. Ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat. Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka jeta do të të hedhë. Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, përfundoi moderatorja rrëfimin e saj.
Ndërkohë që ndjekësit e gjetën direkt për kë bëhej fjalë dhe ishin në një mendje se djali që i referohej Kiara është këngëtari i njohur, Butrint Imeri. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re, gjatë pushimeve në Greqi.
Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte. Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i hodhi poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që kishte në krahë. E duket se pasi Kiara e pa me sytë e saj që tashmë ish-i ishte i lumtur me një vajzë tjetër, vendosi të niste një kapitull të ri në jetën e saj.
Ajo realizoi një set fotosh shumë të nxehta, ku nxirrte në pah sensualitetin e saj. Bëhej fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara ekspozonte gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi.
Prezantuesja shpesh është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë, por ajo i ka mohuar duke treguar se ndryshimi i vetëm që ka bërë është shtimi në peshë, duke e konsideruar një luftë të madhe me veten.
Në “Instastory”, Kiara ndau një foto ku tregonte eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë.
“2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj! Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo.
Dhe duket që kilet e kanë ndihmuar të duket më seksi, ndërkohë që ka mundësi t’i tregojë format me bikini, tashmë e rikthyer në krahët e këngëtarit Butrint Imerit.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al