9 Mars, 2018

Kida shfaqet pa reçipeta, ja sa seksi duket këngëtarja


Orhidea Latifi e njohur me emrin Kida është kthyer në një nga këngëtaret e preferuara të publikut e sidomos të rinjve, që prej publikimit të këngës së parë dhe vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe e ndjekur.

Deri më sot Kida ka dashur të njihet vetëm nga puna e saj dhe për jetën personale nuk ka dashur të flasë kurrë, madje nuk është parë kurrë krah një partneri.

Ndërsa me pamjen këngëtarja ka eksperimentuar shpesh, por pa e tepruar.

Këtë herë Kida ka habitur të gjithë duke publikuar disa foto ku shfaqet e veshur me kostum të zi, por pa reçipeta.

“Lufto si një vajzë”, “Kjo është për gratë e forta”, janë përshkrimet me të cilat këngëtarja i shoqëron këto foto.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al