29 Shtator, 2017

Kim ‘nderon’ figurën e Hugh Hefner duke postuar fotot nudo nga ‘Playboy’


Fotot nudo  janë diçka e zakonshme për të. Madje mund të themi se kanë qenë ato që kanë nxjerr në pah asetet e saj femërore që e kanë bërë të njihet dhe të pëlqehet në të gjithë botën.

Ndërkohë që po pret të bëhet nënë për herë të tretë nga një zëvendësuese seks simboli Kim Kardashian, për të nderuar kujtimin e Hugh Hefner, ka risjellë edhe njëherë në mendjen e të gjithëve fotot nudo të realizuara ndër vite për revistën “Playboy”.

   

Themeluesi i revistës së njohur ndërroi jetë ditën e djeshme . Statusin e saj ajo e nisi me një shkrim ku e quan Hefner “legjendar” dhe thotë se ndjehet e lumtur që ka qenë pjesë e skudarës së ‘Play Boy-t’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al