21 Qershor, 2023

Klea Huta shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja tregon se si qëndron e vërteta


Këngëtari i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta disa ditë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Me një ceremoni shumë të veçantë në jug të vendit, para djalit të tyre Krid, familjarëve dhe miqve, çifti i thanë njëri-tjetrit “PO”.

Në ditën e tyre më të veçantë Klea gjithashtu i dedikoi një këngë partnerit të saj e cila titullohej “4”, ndërsa ky numër ngriti aludimet e fansave se moderatorja mund të jetë sërish shtatzënë.

E teksa është shumë aktive në rrjetet sociale, shpesh herë ajo ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Ndonëse çifti i sapomartuar janë në muajin e mjaltit, Klea nuk i ka lënë pas dore as fansat e saj e cila ditën e djeshme ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ta në Instagram, ku një ndër ndjekësit e ka pyetur se a është shtatëzënë, teksa Klea u shpreh se numri katër është për datën e dasmës dhe për ditën e lindjes së djalit të tyre, Krid, duke hedhur kështu poshtë të gjitha dyshimet.

“Titulli ‘4’ është për datën e dasmës që u bë në ditën e lindjes së Krid Doda”, u shpreh moderatorja.

Ndërsa gjithashtu moderatorja për herë të parë ajo tregoi nga afër edhe unazat që dyshja kanë vendosur si symbol i dashurisë së tyre.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al