2 Mars, 2022

‘’Kosova në NATO’’/ Kush janë personazhet VIP që iu bashkuan nismës virale në rrjet


Teksa kryefjala e momentit është lufta në Ukrainë, nga ana tjetër një nismë e qytetarëve të Kosovës për t’u anëtarsuar në NATO është bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit duke përdorur hashtag-un #KosovoInNATO. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe personazhe të njohur VIP duke përfshirë këtu, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Alban Ramosaj, Korab Shaqiri dhe reperin Mozzik.

Këngëtarja e njohur , Dafina Zeqiri ka postuar foto llogarinë e saj në Instagram një foto teksa shkruan:  “NATO në Kosovë , por ne kemi nevojë që Kosova të jetë në NATO’’


Era Istrefi

Alban Ramosaj

 

Korab Shaqiri


Sakaq, në një postim të bërë në Facebook, Ministri i Mbrojtes së Kosovës, Armend Mehaj deklaroi se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është nevojë e menjëhershme për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë duke u bazuar në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al