26 Shkurt, 2022

Kourtney Kardashian tregon mbështetjen e hapur ndaj Ukrainës, por nuk lë “pa përmendur” edhe Shqipërinë


Gjatë ditës së enjte, Rusia shpalli luftë ndaj Ukrainës duke e sulmuar atë më bomba e rraketa të ndryshme.

Në media janë raportuar dhjetëra të vdekur dhe qinda të plagosur, duke bërë kështu që figura të showbizit të ngrenë reagimet e tyre shqetësuse.

Jo vetëm të njohurit shqiptar, por edhe ata të huaj kanë reaguar ndaj kësaj katastorfe njerëzore.

Kourtney Kardashian, ylli i “The Keeping up with the Kardashians” ka postuar në Instastory një video të një çifti në Ukrainë.

Detaji që ndjekësit vunë re menjëherë është se në sfond videoja ka këngën e Ylli Limanit,së cilit nuk i ka shpëtuar ky detaji.

Ai e ka ripostuar sërish postimin e Kourtneyt në profilin e  tij, duke e etiketuar këtë të fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al