Dafina po përgatitet për të publikuar këngën e saj të re. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka publikuar një foto duke na zbuluar pamjen e saj nga klipi, por me gjasa edhe një pjesë nga kënga. “Hajde o shpirt veç kallxo unë ty kur ta kom prish?”, kishte shkruar artistja në rrjetet sociale.
Por krahas të gjithë komenteve që e komplimentonin, nuk ka munguar edhe reagimi i partnerit të saj. “O “Kurrë”!”, kishte shkruar ai duke e bashkangjitur me thonjëza duke shkaktuar mjaft komente të tjera.
Natyrisht që Dafi ka reaguar sërish duke e quajtur ‘piss’ me përkëdheli të dashurin e saj. Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi, ose i njohur si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të showbizit shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë. Duket se kjo lidhje po jeton ditë të arta si në karrierë ashtu edhe në jetën private, duke u shndërruar në dyshet më të suksesshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al