2 Mars, 2022

“Kush është kjo skandaloze”- Sonlia Meço rrëfen fillimet e karrierës së saj: Kam qenë një tmerr më kujtohej…


Moderatorja e njohur Sonila Meço ka rrëfyer fillimet e saj në ekran duke nisur nga edicioni i lajmeve tek prezantimi i programeve sportive dhe situatën aktuale në Ukrainë.

Duke folur për “Pardon My French”, gazetarja tregoi se në fillim ka qenë pedagoge dhe idenë për t’i hyrë botës së televizionit ia ka dhënë Pandi Laço.

“Vazhdova për financë. U deklarua që tre studentët me mesataren më të lartë do ishin pedagogë dhe thashë Sonila jepi forca dhe më vendosën menjëherë pedagoge. Pandi Laço më telefonoi dhe hodhi një ide, më tha ke trupin, ke imazhin, pse nuk e provon. Provën e kam bërë me Artur Bejzaden, bëhej fjalë për emision sporti. Ai ishte një emison sportiv dhe mua më veshën një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, isha shumë e dobët. Në lajme kam qenë një tmerr. Më kujtohej Martin Lekaj që i shkruan Aleksandër Frangaj dhe i thotë kush është kjo skandaloze që ke marrë.”, tha ajo.

 Ndër të tjera ajo foli edhe për situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Meço shrehu se fajtori kryeshor është presidenti rus Vladimir Putin megjithatë shtoi se pjesa më e madhe e infomacioneve të shpërndara janë “fake”.

“Pjesa më e madhe e atyre që shfaqen janë ‘fake’, nuk janë të vërteta, sepse ndikon propaganda. Fajtori kryesor është Putin, duhet të kesh mendjen e një diktatori që ta bësh këtë. Do jetë e gjatë, lufta mund të jetë më e shkurtër, po lufta nuk është vetëm bombat. Ajo është tashmë përtej. Bota e mori mësimin që ai buton nuk i jepet çdo aventurieri në dorë.”, përfundoi ajo.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al