26 Korrik, 2024

La karrierën si modele për tu kujdesur për kafshët! Jodie Marsh rrëfen se dëshiron të zvogëlojë gj*ksin e saj por kirurgët…


Modelja Jodie Marsh është shprehur se deshiron të zvogëlojë gj*ksin e saj kur dy dekada më parë e rriti me anë të një operacioni në nr.32.

Personaliteti televiziv, 45 vjeç, bëri emër për të qenë një modele joshëse krejtësisht natyrale, në moshën 29-vjeçare ajo bëri një ndërhyrje pasi vuri re se trupi i saj po ndryshonte, një vendim që tani do të donte ta ndryshonte.

Jodie është shprehur për ‘MailOnline’ se ajo nuk e jeton jetën me keqardhje por do të donte që ta kthente edhe njëherë gj*ksin e saj në gjendjen e mëparshme.

“Do të doja të më zvogëloheshin gj*kset, por për momentin nuk kam kohë apo para për ta bërë dhe nuk mund të gjej një kirurg që do ta bëjë gjithsesi, sepse të gjithë thonë se është një punë shumë e madhe dhe mendoj se ata kanë frikë ta bëjnë,”-u shpreh 45-vjeçarja.

Jodie shpjegoi se nëse do mund ta gjente një kirurgë për ta bërë procedurën jashtë vendit, ajo donte që operacioni të bëhej në mënyrë të sigurt dhe në vendin e saj. Ata që kishin rënë dakord të bënin operacionin zbuluan se do t’u duhej t’i hiqnin implantet e saj dhe ta linin atë me lëkurë të lirshme deri në nëntë muaj përpara se të operononin përsëri, gjë e cila do ta pengonte Jodien të ndërtonte strehën e kafshëve.

Jodie vazhdoi: “ Nuk pendohem që kam bërë gjoksin tim, por do të doja t’i zvogëloja në një moment në të ardhmen. Por unë mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye, gjithçka është një mësim. Une jam gjithmonë duke mësuar dhe mendoj se gjithçka që kam kaluar në jetën time më ka çuar këtu ku jam tani.”

Vitet e fundit, Jodie ka pasur një ndryshim të plotë të karrierës, duke ia kthyer shpinën famës për të drejtuar një strehë kafshësh në Essex. Jodie shpërtheu në skenën e showbiz-it në moshën 24-vjeçare, me një pjesëmarrje në ‘reality show-n’ jetëshkurtër ‘Essex Wives.’ Në atë kohë ajo punonte si striptiste në klubin e zotërinjve ‘Stringfellows’ dhe shpejt e gjeti veten duke u bërë e preferuara e djemve atje.

Një vegjetariane që në moshën pesë vjeçare, Jodie e ka adhuruar gjithmonë jetën e egër dhe ndërsa fitonte mijëra duke u zhveshur për xhirime magjepsëse, ajo që ëndërronte ishte të punonte me kafshët.

Megjithatë, pas vdekjes tragjike të nënës së saj Kristina, në shtator 2020 nga kanceri, Jodie ndjeu shtytjen për të hapur ‘Fripps Farm.’

Jodie shpjegoi: “Kur nëna ime u sëmur, rënia e saj ishte mjaft e shpejtë. Ishte gjatë Covid, kështu që unë dhe babai im duhej të kujdeseshim për të në shtëpi, sepse spitalet kishin dëbuar të gjithë pacientët me kancer. Ishte thjesht e tmerrshme. Hoqa dorë nga puna dhe hoqa dorë nga gjithçka për t’u kujdesur për nënën time. Dhe kjo ishte ajo që më bëri të kuptoj se jeta është shumë e shkurtër, duke parë nënën time duke vdekur para meje. Pse duhet të shkoja dhe të bëja shfaqje televizive, kur kjo nuk është ajo që dua të bëj në jetë? Nuk është kjo ajo që do të më bëjë të lumtur. Ajo që do të më bëjë të lumtur është të kem një vend të shenjtë për kafshët, sepse është e vetmja gjë që kam dashur me të vërtetë. Gjithmonë e kam ditur se ky ishte qëllimi përfundimtar.”

Nuk ishte një vendim i vështirë për Jodie që të largohej nga qendra e vëmendjes.

Jodie: “E urreja të isha e famshme. Nëse do të kisha para, askush nuk do të më shihte më!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al