Një nga lajmet që ka bërë më së shumti bujë në rrjet ka qenë një diskutimi disi i tensionuar midis Linda Reit,e cila ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku mes tyre pati debate dhe diskutime referuar termit ‘transgjinore’.
Duke marrë shkasë nga ky debat gazetarja, Mira Kazhani publikoi një shkrim lidhur me këtë temë në ‘Tiranapost’ me titullin: “Mund të blesh një vaginë, por grua është zanat tjetër” duke shprehur opinionin e saj lidhur mbi situatën, një shkrim për të cilin ka marr komente pro dhe kundër.
Një prej zërave kundër ka qenë edhe aktivisiti i LGBTI-së, Kristi Pinderi, i cili ka shkruar një status në Facebook kundër Mirës, duke e ofenduar këtë të fundit dhe madje duke e quajtur injorante.
“Më duhet ta them: Përsiatjet e Mira Kazhanit janë një çorbë pa shije që ngjan si e vjellë! Për çështjet e të qenit grua po ia lë Xhenit të japë mendim, por për çështje të gazetarisë mund të them diçka: Nuk mund të jesh edhe gazetare edhe injorante, përjashtojnë njëra-tjetrën. Gjasat janë të kesh mbetur te kjo e dyta…” – ka përfunduar Kristi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al