27 Qershor, 2022

“Liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon…”/ Zhaklin Lekatari shpërthen ndaj artistes dhe Dalina Buzit: Mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave


Zhaklin Lekatari i është rikthyer debatit mbi virgjërinë që nisi me Fifin gjatë javës së kaluar. Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Në statusin e saj në Instagram, Zhaklina shton se duke qenë se liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë.

Në statusin e saj ajo përmend edhe Dalina Buzin që thotë se bashkë me Fifin e çdo grua tjetër që e mendon veten si objekt, nuk duhet të rrisin stigmën dhe standartet e dyfishta duke burgous sipas saj vajzat dhe gratë.

“Mosnjohja e anatomisë bazike të trupit të gruas, ka sjellë pasoja të mëdha, politike, historike, njerëzore sociale. Virgjëria është konstrukt fetar, social, kulturor por jo shkencor. Virgjëria duke mos ekzistuar nuk përcakton moralin e askujt dhe mbi të gjitha nuk ka pse të ruhet. Nuk ruajmë dot diçka që nuk ekziston.

Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave. Për sa kohë liria e Fifit për të thënë traplliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë. Kë ndodhet kufiri? Te bonsesni dhe etika, te liritë e individit dhe jo skllavërimi i tij ne shek 21.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklinlekatari)

I gjithë debati nisi nga një status i Fifit në Instagram e cila shkruante për partnerin e saj Adis Patushin se  “M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. Gjë që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj. Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”.

|LEXO EDHE: “Këngëtare tallavaje!” Vazhdon përplasja Fifi-Zhaklin Lekatari, ofendime dhe ironi në rrjetet sociale

Pas gjithë bujës, këngëtarja realizoi një video-live në Instagram  për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin. Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e  Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.

|LEXO EDHE“Kam çuar njerëz nga varri!” Fifi shfaqet e përlotur dhe sqaron deklaratën e saj që u kritikua në rrjet: Turpi më mbuloftë fytyrën…

Producentja Dalina Buzi ka shprehur mendimin e saj në lidhje me deklaratën e Fifit, përmes një videoje në Instagram. Sipas Dalinës kjo është mënyra e Fifit për të shprehur dashurinë, dhe nuk ka asgjë të keqe që ta bëjë këtë gjë në Instagram.

“Kur do heqim dorë së marruri me Fifin kur bie në dashuri. Nuk morëm ndonjë mësim nga Big Brother ne kur ishte atje? Lëreni Fifin të shprehet siç do ajo të shprehet dhe të jetë ekspresive. Gjëja që ka thënë Fifi në fakt mendoj unë që poetikisht ka dashur të thoët që ti je kaq i jashtëzakonshëm, kaq i mirë, kaq i mrekullueshëm sa do  të doja që të të kisha njohur që ditën e parë, do të doja që të mos kisha kaluar asnjë ekpseriencë me askënd por vetëm me ty. Pra i ka fshirë të gjithë ishat e saj dhe i ka thënë që do të donte të jetë vetëm ai në jetën e saj. Ndonjëherë njerëzit e thonë, shumicën e kohës në krevat, ajo ka dashur ta thotë në Instagram. Ajo kështu ka dashur të shprehet. Mendon që ai është gjithçka dhe bravo çuni sepse ka treguar që ka diçka, dhe ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, por çfarë rëndësie ka unë nuk mendoj që është një deklaratë aq e keqe . Pse thotë më fal? Po pse thotë jam psikopatja jote? Hajde analizojmë Fifin tani.”- shprehej Dalina Buzi në videon e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al