24 Korrik, 2024

Luiz Ejlli shpreh ngushëllimet për Faton Harizin: “Duhet t’i themi hero tani”


Këngëtari i njohur Luiz Ejlli me anë të një postimi në ‘InstaStory’ ditën e sotme, ka shprehur ngushëllimet për Faton Harizin, i cili vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.

Përvec se u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, fituesi i Big Brother Vip 2 e ka cilësuar si ‘hero’ të ndjerin Faton.

“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh Ejlli.

Kujtojmë që Faton Harizaj ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutin në Lloznicë të Serbisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al