Marc Anthony dhe gruaja e tij, Nadia Ferreira, njoftuan në ditën e Shën Valentinit se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Këngëtari 54-vjeçar dhe gruaja e tij e katërt, 23-vjeçare, ndanë lajmin e tyre në rrjete sociale me një foto ku shihej barku i rrumbullakosur i modeles. Marc shihet duke mbështetur njërën dorë në barkun e saj, ndërsa ajo mbante dorën e saj mbi të tijën, duke vënë në fokus unazën e martesës me diamant. “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit”, thuhej në postim. “Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën tonë”.
Njoftimi për shtatzëninë vjen vetëm dy javë pasi ata u martuan në një ceremoni luksoze të mbushur me yje më 28 janar në Miami. Çifti vendosi të mos tregonte më shumë detaje rreth shtatzënisë së Nadias ose cila ishte data e pritshme e lindjes.
Anthony duhet theksuar se tashmë ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë. Ai ndan fëmijën e tij më të madh, vajzën 29-vjeçare Arianna Muniz, me ish të dashurën e tij, Debbie Rosado, dhe çifti gjithashtu adoptoi një djalë, Chase Muniz.
Pas një fejese të dështuar me aktoren dominikane, Claudette Lali, Anthony u martua me gruan e parë, fituesen e “Miss Universe”, Dayanara Torres, në vitin 2000. Ata mirëpritën dy fëmijë të tjerë gjatë martesës së tyre: Cristian Muniz, 22 vjeç dhe Ryan Muniz, 19 vjeç.
Pas një ndarjeje dhe pajtimi, martesa përfundoi në 2003. Martesa e radhës e Anthony ishte me aktoren dhe yllin e popit, Jennifer Lopez, 53 vjeçe. Çifti u martua në vitin 2004. Në vitin 2008, ai zgjeroi familjen e tij me lindjen e binjakëve të tyre, Emme dhe Max. Megjithatë, çifti njoftoi ndarjen në vitin 2011, ndërsa divorci i tyre u finalizua vitin e ardhshëm.
Në vitin 2014, ai u martua me Shannon De Lima, një modele, por romanca e tyre ishte jetëshkurtër dhe ata u ndanë në vitin 2016, me divorcin e tyre të përfunduar në 2017. Në shkurt të vitit të kaluar, ai u lidh me Nadia Ferreira, një modele e cila u kurorëzua “Miss Universe Paraguaj” në vitin 2021.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al