18 Tetor, 2017

‘Marshalla e paske’/ Infermieria i “ngacmon” burrin, gruaja i bën gjëmën


Një grua në Fier ka nxjerrë me forcë nga shtëpia infermieren. Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, infermieria i kishte ‘lavdëruar’ burrin, ndërkohë që gruaja e ka nxjerrë me forcë nga shtëpia duke i thënë të mos kthehet më.

“Një grua ka nxjerrë jashtë infermieren e fshatit e cila kishte shkuar për t’i bërë gjilpërë një pacienti. Pasi i ka bërë gjilpërën, infermieria ka takuar gruan e pacientit së cilës i kishte thënë: ‘’Marshalla, lum si ti për burrin që ke.’’ Gruaja e ka nxjerrë me forcë infermieren duke i thënë të mos shkelë më në shtëpinë e saj dhe se gjilpërat do t’i bëjë në Fier”, tha gazetari.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al