18 Dhjetor, 2019

“Mauro as nuk më hedh sytë para ndeshjes”- Wanda Nara flet për rregullat e seksit me Icardin: Nëse ndeshja shkon keq unë…


Wanda Nara, bashkëshortja e futbollistit Mauro Icardi, bën shpesh bujë nëpër media me deklarata e saj.

E ftuar në një emision italian, gruaja e Icardit foli për këshillat e famshme seksuale të Antonio Conte-s.

“Do të duhej të përpiqesha ta bëj përpara ndeshjes, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para se të luaj në fushë. Vetëm nëse ndeshja shkon mirë, sepse nëse shkon keq, unë as që dua ta shoh me sy atë”, tha Wanda Nara.

Ajo foli më tej edhe për marrëdhënien e futbollistit me fëmijët e saj, ndërsa u shpreh se e zgjodhi atë për bashkëshort sepse fëmijët e saj tashmë e donin Icardin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al