24 Korrik, 2024

Mbajti të fshehtë shtatëzaninë e saj për gjashtë muaj/ Flet bashkëshortja e Justin Bieber: “Nuk ndihesha mirë, doja…


Haley Bieber, bashkëshortja e Justin Bieber e mbajti të fshehtë për gjashtë muaj shtatëzaninë e saj. Mirëpo modelja është shprehur se nuk është ndjerë mirë gjatë kësaj kohe.

“Ndjeva sikur po e fshihja si një sekret të madh këtë shtatëzani dhe nuk ndihesha mire, doja lirinë për të dalë dhe për të jetuar jetën time,” u shpreh Hailey për ‘W Magazine’.

27-vjeçarja vazhdoi: “ Nuk e shijova stresin e mos shijimit të shtatzënisë në publik”.

Bieber i shpjegoi W se ajo ishte në gjendje ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj për kaq gjatë sepse nuk dukeshe që ishte shtatëzanë.

Ajo shtoi: “Nuk kisha vërtet bark deri kur shkova  gjashtë muajshe. Isha në gjendje të vishja xhaketa të mëdha dhe gjëra të tilla”.

Hailey dhe këngëtari 30-vjeçar e zbuluan lajmin e bukur në maj përmes ‘Instagramit’. Në atë kohë, një përfaqësues i Bieber konfirmoi për ‘PEOPLE’ se ajo ishte pak më shumë se gjashtë muajshe shtatëzanë.

Duke postuar një video të betimit të martesës së tyre, Hailey kishte veshur një fustan të gjatë, të bardhë dhe vello, duke treguar barkun e saj të fryrë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al