29 Shtator, 2017

Mbani frymën , Beyonce sapo publikoi projektin e parë pas lindjes


Mbani frymën sepse ky lajm mbi divën e muzikës Beyonce do ju tregojë edhe njëherë se ajo bën pjesë tek njerëzit më energjikë në botë dhe kurrë nuk di të ndalet.

Beyonce sapo publikoi këngën e re , një remix i “Mi Gente – J Balvin , Willy William” dhe pritet që të jetë një këngë shumë e suksesshme.

Ajo lajmëroi se të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga uraganet Irma dhe Maria , gjithashtu dhe në zonat e prekura nga tërmeti në Meksikë.

Padyshim ky është një akt shumë human dhe i ndjerë i këngëtares së famshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al