21 Dhjetor, 2019

Mc Kresha, dasmë private larg luksit. U detyrua të organizonte ceremoni në momentin e fundit sepse …


tij, Erzina Shehu, i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet të veçantë private dhe larg luksit. Ishin miqtë e tij më të ngushtë, Gjiko, Ledri Vula, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij Gresa, që postuan video në “Instagram” nga ceremonia e dasmës.

Ceremonia u zhvillua në një prej restoranteve të Prishtinës dhe të ftuarit ishin nga rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjet e çiftit.

Miqtë e çiftit thanë se kjo dasmë e bërë me nxitim e gjeti të papërgatitur Kreshën, pasi ai pret fëmijën e parë. Fansat e reperit u njohën me partneren e tij përmes videove të dasmës, të publikuara nga miqtë e tyre.

Kjo gjë ngriti dyshime se partnerja e Kreshës është shtatzënë dhe prandaj ata e bënë dasmën kaq shpejt. Siç duket dyshimet janë të vërteta, pasi “Prive.al” e ka konfirmuar këtë lajm përmes burimeve të çiftit.

“Po, Erzina është rreth muajit të katërt të shtatzënisë”, kanë treguar burimet për “Prive.al”.

Megjithëse ishte menduar të ishte një dasmë tërësisht private, as reperi i njohur nuk ia doli të ruante gjithçka në privatësi të plotë. Mc Kresha ka kurorëzuar dy ditë më parë dashurinë me partneren e tij Erzina Shehu, në prani të të afërmve, miqve të ngushtë, kolegëve etj.

Miq të reperit, personazhe të njohura të showbizz-it kanë publikuar pamje të shumta të çiftit dhe atmosferës nga dasma në profilet e tyre në rrjete sociale. Gjithashtu, ata kanë zbuluar se Mc Kresha dhe partnerja e tij do të bëhen prindër të një vajze.

 

Siç duket, reperi tashmë po jeton momentet më të lumtura, edhe pse deri më tani ai nuk ka preferuar të tregojë asgjë publikisht. Mc Kresha prej kohësh përflitej për një marrëdhënie në jetën e tij, por mediat nuk arritën asnjëherë të zbulonin pak më shumë rreth lidhjes dhe partneres së reperit.

Në 35-vjetorin e lindjes Kresha u pa në shoqërinë e një vajze, por identiteti i saj nuk u bë i ditur. Është mësuar se më parë Erzina ka jetuar në Kanada dhe vitin e kaluar është rikthyer në Kosovë për punë dhe ndoshta prej atij momenti do të jetë njohur me reperin.

Nga fotoja e publikuar deri tani në mediat e Kosovës, Erzina duket se është një vajzë mjaft simpatike dhe bashkë me Kreshën duken mjaft bukur për krah njëri-tjetrit.

 

 

Duke qenë se Kresha është një nga reperët, i cili i këndon dashurisë si një romantik i vërtetë, lind pyetja se cilat ishin kriteret që plotësoi partnerja e tij, për të bërë për vete një artist të vërtetë si Kresha? Ajo është e bukur, bionde, e zgjuar, jo e famshme, serioze dhe shumë tip.

Mesa duket, një vajzë “cool” si Erzina ia prishi mendjen Kreshës, që më në fund t’i thotë “po” martesës. Kujtojmë se reperi pranoi publikisht që ishte i dashuruar përpara 2 javësh, kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në “Klanifornia”.

 

Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik, në shtator festoi 35-vjetorin. Reperi shtatlartë 1.93 cm është shprehur se pasionet e tij janë muzika dhe futbolli. Këngëtarja e tij e preferuar është Mary J Blige, ndërsa sportisti i preferuar Steven Gerrard.

Në maj të 2008-ës ai mori pjesë me Snupa në “Top Fest 5” me këngën “N’ks”. Ai ka dhjetëra e dhjetëra hite, por përveç këngës “Era”, ka rrëmbyer zemrat e publikut me bashkëpunimin me Fifin në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Psikopatja jote” dhe klipin e fundit me Art Abazin, me titullin “Enigmë”. /Panorama Plus

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al