Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë çifti më i ri i shoubizit shqiptar. Ata kanë pak kohë që njihen dhe që shoqërohen bashkë ku vetëm pak ditë më parë e pranuan publikisht lidhjen e tyre. Por çfarë kanë bërë ata para se të takoheshin ?
Lidhjet e Seldit dihen, kanë qenë mjaftë publike, madje njëra u krijua në “Big Brother Albania”, në shoun më të ndjekur shqiptar, ku ai spikati si protagonist.
Djaloshi nga Shqipëria nuk i druhet dashurisë dhe bërjes publike të kësaj ndjenje sublime, shkruan “Kosovarja”.
Ndryshe nga Seldi, që tashmë është i dashuri i saj, Mimoza Shkodra e ka ruajtur me fanatizëm jetën private dhe nga ky aspekt dihet pak, për të mos thënë fare.
Ka pasur thashetheme, por asnjëherë asgjë të konfirmuar. Pak vite më parë u fol për një lidhje të Mimozës me këngëtarin prishtinas Art Abazi. Asnjëra palë nuk reaguan pas lajmeve të lëshuara nga mediat, shkruan “Kosovarja”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al