19 Maj, 2022

“Më keni bërë si kuçedrën e Shrekut”- Arjola Demiri përplaset përsëri me ndjekësit pas akuzave për photoshop: Shikoni veten merruni me…


Aktorja Arjola Demiri vijon me debatet virtuale me ndjekësit e saj në Instgaram, të cilët e kanë akuzuar dhe kritikuar shpesh për përdorimin e photoshopit në postimet që bën.

Ish-banorja e BBV ka publikuar në Instastory, foton e një ndekësje bashkëngjitur me një status. Ajo i është kundërpërgjugjur publikisht komentit të ndjekëses, duke i këshilluar që “të merret me veten e saj.”

“Do t’i kushtoj pak kohë kësaj zonjës këtu që ia paskam shpifur!? Me një bindje befasuese na bëri i kuçdedrën e Shrekut… Thua ti se kam dalë të shes mend e bukuri. Dhe kjo zonja e indinjuar që s’më bën dot tag dhe ka frikë që nuk ja shikoj komentin fantastik, a thua se ka bërë gjetjen e vitit. Mirë kjo, po na flet në emër të popullit… E kanë lëshuar Shqipërinë të gjithë në azil po shikojnë nga e shpifura ime. Po e hiperbolizon me km larg krahasimin me fusha e male mbu bukurinë apo ku ta di unë. Ooo ku ju çon mushka, shikoni veten merruni me veten se nuk ju del koha për mua.”- shkruan Arjola.

Ndërkohë ndjekësja në komentin e saj akuzon Arjolën për përdorimin e filtrave.

“Ti moj motër mund të përdorësh dhe mamanë e filtrave, ama ne si popull të kemi shikuar gati 5 muaj çdo ditë live në tv dhe ti je male e kodra e fushat e mëdhaja të Tropojës larg asaj që nxjerr filtra. Na e shpife seriozisht. (I paske dhe tags të mbyllur dhe do na fshish komentin.)”– shkruan ndjekësja.

Më tej aktorja ka publikuar edhe një video, ku shprehet se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove. Ajo ironizon duke iu thënë ndjeksve të saj të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen.

“Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne. Por pse nuk i përdorni të njejtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Edhe pak më pozitivë.”– shprehet Arjola.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja përplaset me ndjeksit në rrjetet sociale, pasi shpesh ndjekëset komentojnë postimet e saj. Një ndjekëse nuk ka komentuar pozat apo veshjen e Arjola Demirit, por ka vendosur të risjellë një moment viral të aktores ndërsa ishte ende pjesë e “Big Brother Vip.”

Bëhet fjalë për disa foto të ish-banores së BBV, e cila qëndron e shtrirë në krevat me këmbët e palara.

Në një nga fotot në profilin e saj në Instagram një ndjekëse i komenton:

“A e ke larë zhulin e këmbëve?”

Nga ana tjetër ish-banorja nuk ka ngurruar t’i kundërpërgjigjet ndjekëses me ironi: “Jo Rudinçkë se ke marrë vesh se i kam bërë tatto”

Por “sherri” virtual në seksionin e komenteve nuk ka përfunduar me kaq, pasi ndjekësja i shkruan Arjolës se sipas saj “do të ngelet zhulse si në pamje ashtu në shpirt.” Gjthashtu ndjekësja ka përmendur edhe foton që aktorja e humorit publikoi pak ditë më parë me Kryeministrin Edi Rama (KLIKO).

“Bëj tatto sa të duash prap zhulse do ngelesh, si në pamje ashtu edhe në shpirt. U qurravite sa u këpute. Tani shkon e këpin b*thën e Ramës. Je shumë mirë por shumë fallco.”- thuhet në komentin e ndjekëses.

“Ke nevojë për vizitë tek doktori, s’më mëson dot mua një femër e frustruar, e acaruar, qelbanike, mizerje, shpirt zezë si ti se çfarë bëj unë…. A po të vjen inat a”- përgjigjet Arjola në komente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al