6 Qershor, 2021

“Më kishin thënë që bashkëjetesa me një mashkull është ferr”- Argjira Spanca dhe Graciano Tagani rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë dhe planet për dasmë


Vetëm disa ditë më parë, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani pranuan publikisht se janë në një lidhje dashurie.

argjira spanca graciano tagani (5)

Çifti ka rrëfyer historinë e tyre për herë të parë, teksa ishin të ftuar mbrëmë tek “Natën me Aulonën”.

Dyshja kanë rreth dy vite që janë bashkë, por ka qenë Argjira ajo që ka preferuar ta mbajë sekret për kaq gjatë marrëdhënien, sepse sipas moderator, gjërat e mira kur bëhen publike “prishen”.

argjira spanca graciano tagani (4)

Ajo rrëfeu se në fillim kanë qenë shumë miq të mirë bashkë dhe se në fillim, kur balerini nisi ta ngacmonte për diçka më shumë se sa miqësi, ajo nuk e ka marrë seriozisht.

argjira spanca graciano tagani (7)

Graciano tha se që në fillim kur e ka parë ka menduar: “Kjo do të jetë e imja”.

argjira spanca graciano tagani (6)

Mirëpo fakti që Argjira jetonte në Kosovë e bënte shumë të vështirë marrjen e një vendimi të tillë. Prandaj, zhvendosja e moderatores në Tiranë, duket se i vuri “vulën” lidhjes së tyre.

argjira spanca graciano tagani (15)

“Ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes ‘pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci’. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë ti do luftosh, bëra hilet e mia derisa erdhi këtu ku erdhi”,- tha Graciano.

argjira spanca graciano tagani (14)

Dyshja tashmë bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe kjo ka rezultuar një eksperiencë më e mirë nga sa Argjira priste.

argjira spanca graciano tagani (9)

“E kam pritur më keq bashkëjetesën, sepse shoqet më kishin thënë që bashkëjetesa me një mashkull është ferr. Por Graciano është i rregullt, më ndihmon pafund në shtëpi, edhe në kuzhinë”,- tha ajo.

argjira spanca graciano tagani (1)

Përveç marrëdhënies së tyre, publiku është kurioz të dijë më shumë rreth familjeve të balerinit dhe moderatores, pra si e pritën ata këtë lajm.

argjira spanca graciano tagani (8)

Argjira tha se nëna e saj mbron më shumë Gracianon dhe se edhe nëna e balerinit bënte të njëjtën gjë me vajzën nga Kosova.

argjira spanca graciano tagani (10)

Ndër të tjera, dyshja u shpreh se nuk e mendojnë dasmën dhe se nuk kanë dëshirë të realizojnë diçka të tillë.

argjira spanca graciano tagani (12)

Ne nuk kemi ndonjë fis të madh të bëjmë dasmë të madhe. Gjira nuk i ka qejf këto gjëra dhe shyqyr se më ka kursyer ca lekë me këtë rast. Jemi shumë rehat, nëse do vij, do vij natyrshëm dhe më shumë për të mbledhur miqtë”,- u shpreh Graciano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al