29 Qershor, 2022

“Më quajte objekt seksi, kujdes!” Dalina Buzi dhe Zhaklin Lekatari përballen pas debatit virtual


Dalina Buzit dhe Zhaklin Lekatari janë ‘përballur sot në ‘Goca dhe Gra’ pas debatit të tyre virtuale mbi deklaratën e Fifit. Producentja deklaroi se kjo është mënyra e Fifit për të shprehur dashurinë, dhe nuk ka asgjë të keqe që ta bëjë këtë gjë në Instagram.Teksa Zhaklin u përgjigj në seksionin e komenteve të videos së Dalina Buzit, duke vënë në dukje se nuk ka asgjë kundër Fifit por kundër mesazhit që ajo përcjell. |LEXO EDHE: “Ajo do të donte të zhvirgjërohej me të, çfarë problemi ka?”/ Deklarata e Fifit ndez debat mes Dalina Buzit dhe Zhaklin Lekatarit, dyshja përplasen në rrjetet sociale (FOTO)

Në një reagim tjetër, Zhaklina e tha se Dalina e sheh veten si objekt duke shkruar se “Prandaj Fifi, Dalina, Katerina e çdo grua që e mendon veten si objekt, mjaft rritët stigmën dhe standartet e dyfishta dhe mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave dhe grave.” |LEXO EDHE: “Liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon…”/ Zhaklin Lekatari shpërthen ndaj artistes dhe Dalina Buzit: Mjaft kontribuat në burgosjen e vajzave

Sonte mes Dalinës dhe Zhaklinës u ngritën tonet teksa diskutonin rreth deklaratës së Fifit . Dalina i bëri thirrje Zhaklinës që të ketë kujdes kur të komentojë mbi njerëzit, pasi kjo e fundit e kishte quajtur si objekt.

Zhaklin Lekatari: Unë fizikisht jam e lirë t’ju vrasë juve këtu por nuk e bëj sepse do kem pasoja. Shoqëria ka rregulla dhe veprimi im ka pasoja sepse dëmtoj lirinë tuaj. Përpos të gjithave në shoqëri zbatoj disa rregulla dhe e njëjta gjë ndodh edhe me fjalën. Duhet të bëjmë një dallim mes publikes dhe privates. Në jetën private mund të shprehem në disa mënyra që nuk m’i lejon jeta publike sepse kam disa përgjegjësi.

Dalina Buzi:  Zhaku ka një lloj gjuhe të vetën që unë nuk jam shumë dakord. Edhe unë jam e lirë, edhe ti je e lirë. Nuk e kisha me Zhakun dhe filloi nga humor. Ajo vetë tha se nuk e kishte me sek*in por tha se e donte ta ruante si imazh. Ti ke thënë se Dalina e sheh veten si objekt dhe ti më njeh shumë mirë, e di që kjo nuk është e vërtetë.

Zhaklin Lekatari: Të shkrova ty dhe shkrova edhe një personazh tjetër sepse ishin deklarata të ardhura pas deklaratës sime.

Dalina Buzi: Fifi nuk është problem këtu, Fifi ishte shqetësim kombëtar kur tha gjatë pandemisë që artistët duhet të bëjnë koncerte. Çështje termash është o Zhaklin, Fifi e kishte në kuptimin “O zot sikur ti të ishe i pari dhe i fundit për mua”. Kështu e ka qejfin e vet, kështu le të thotë.

Zhaklin Lekatari: Është fjala që i krijon realitetet, e para është fjala prandaj ne i zgjedhim fjalët. Kur je personazh publik duhet të kesh vetëdije, përgjegjësi sepse influencon.

Dalina Buzi: Nëse do të rrimë të zbërthejmë se çfarë është fjala, edhe ti më the nga emocionet e tua se unë jam objekt. Ti flet për shkencërisht dhe nuk flet shkencërisht kur të mbulojnë emocionet.

Zhaklin Lekatari: Nëse ti do të më lësh të mbaroj do të ta shpjegoj se si e thashë

Dalina Buzi: Po pra prandaj janë fjalët prandaj është sematika që të shpjegojmë, prandaj duhet të kesh kujdes se çfarë thua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al