15 Nëntor, 2017

Më thuaj çfarë grupi gjaku ke, të them nga cila sëmundje mund të vuash!


Për shekuj me radhë, shkencëtarët besonin se grupet e gjakut kishin rëndësi vetëm për transfuzionin, por jo tani hulumtimet sugjerojnë se grupi i gjakut mund t’ju bëjë më të prirur për sëmundje të caktuara  dhe gjithashtu t’ju mbrojë per disa te tjera.

Grupet e ndryshme përcaktohen nga antigjenet, të cilat janë sisteme mbrojtëse imune në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Secili prej tyre ka evoluar për të na mbrojtur nga sëmundjet vdekjeprurëse të veçanta për një kohë dhe vend, prandaj grupet e ndryshme etnike kanë një raport të ndryshëm të grupeve të gjakut.

Ja se si grupi i gjakut mund të ndikojë në shëndetin tuaj:

 Problemet e kujtesës

Grupi i gjakut AB mund të rrisë rrezikun e problemeve te njohjes, sipas hulumtimit nga revista Neurology. Në mënyrë të veçantë, personat e moshuar  me grup gjaku AB kanë gjasa të kenë vështirësi në të mësuarit ose në rikujtimin e listave të artikujve.

Kanceri i stomakut

Më shumë lajme të këqija në qoftë se jeni grupi AB i gjakut – rreziku për kancerin e stomakut është afërsisht 26% më i lartë se personat me grup gjaku B ose O. Dhe nëse jeni keni grup gjaku A, rreziku është 20% më i lartë se tipi B ose O.

Ulcerat

Nëse keni grup gjaku O, mund të keni një rrezik të shtuar të ulcerave.

”Ky grup i gjakut modifikon disi përgjigjen imunologjike të trupit ndaj baktereve, por nuk dimë saktësisht se si,” thotë Gustaf.

Sëmundje zemre

Ata qe kane grup gjaku O duhet te falenderojne gjenet e tyre, te cilat ulin  rrezikun për sëmundjet e zemrës deri në 23%. Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit gjithashtu tregon se njerëzit me grupet e gjakut AB dhe B ishin në rrezik më të madh.

Kanceri i pankreasit

Më shumë lajme të mira për grupin e gjakut O: ju keni 37% më pak gjasa për të patur kancer te pankreasit, sugjeron Journal of National Cancer Institute.

 Shtatzënia

Grupi juaj i gjakut mund të ndikojë në shanset e të mbeturit shtatzënë. Një studim i SHBA prej më shumë se 560 grave në trajtimin e fertilitetit zbuloi se ato gra me grup gjaku O kishin deri në dy herë më shumë shanse që të kishin numër më të ulët vezësh dhe cilësi më të dobët të vezëve. Gratë me grup gjaku A dukeshin më mirë të mbrojtura nga numri i vezëve që binin në kohë. Ekzistojnë gjithashtu frikë se AB mund të trefishojë rrezikun e vuajtjes së pre-eklampsisë gjatë shtatzënisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al