20 Mars, 2020

“Merreni seriozisht, rrezikohen jetë”- Aktorja e famshme “La Casa De Papel” rezulton pozitive me koronavirus


Një prej aktoreve nga seriali i njohur spanjoll “La Casa De Papel” ka rezultuar pozitive e koronavirus.

Itziar Ituno, i cili luan rolin e Raquel Murillo në filmin e Netflix, njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram.

“Kisha simptoma që nga pasditja e së premtes së kaluar dhe rezultatet e testit ishin pozitive. Mos e merrni lehtë, rrezikohen jetë dhe ende nuk e dimë sesa larg mund të shkojë kjo,”- shkroi aktorja. “Është koha për tu izoluar dhe për zemërgjerësi.”

45-vjeçarja është njeriu i famshëm i fundit qw rezultoi pozitive me koronavirus në të gjithë globin, pas Tom Hanks dhe Idris Elbws.

Sezoni i katërt i La Casa de Papel është planifikuar të dalë premierë në 3 Prill, por mendohet se do të shtyhet për shkak të pandemisë.

Megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al