19 Maj, 2022

Mesazhe të koduara apo rastësi, çfarë po mundohen të thonë Mozzik dhe Loredana?


Loredana Zefi dhe Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, janë vendosur sërish në qendër të mediave sociale. Ndarja e dytë e bujshme e çiftit ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat.

Loredana ka publikuar një foto në Instastory ku dukej pa makeup dhe me lot në sy.

“Polena është ‘çmendur’ këtë vit.”- shkroi ajo duke treguar se vuan nga një alergji duke mos dhënë më shumë detaje.

Por menjëherë pas kësaj, ish-parnteri i saj, Mozzik ka bërë një postim që ngjalli përsëri dyshime tek fansat.

Ai postoi një foto ku mban në duar një shami, ndërsa e shoqëron me hashtagun #polemalergy.

Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një rastësi dhe reperi mund të ketë të njëjtin problem me alergjitë e stinës, njësoj si Loredana. Por nga ana tjetër, duke marrë parasysh të gjitha rastet kur ish-çifti kanë bërë postime të tilla që kanë ngjallur dyshime për ribashkim, disa fansa mendojnë se këto mund të jenë mesazhe të koduara drejt njëri tjetrit.

Siç e përmendëm më sipër kjo nuk është hera e parë që Loredana dhe Mozzik, të cilët kanë një vajzë me emrin Hana, vendosen në qendër të vëmendjes me postimet drejt tyre.

Ndjekësit e çiftit kanë vënë re në rrjetet sociale se ata kanë veshur më shumë se një herë rroba të njëjta. Fillimisht një palë çizme dhe më pas një jelek jeshil. Kjo bëri që ata të aludonin se reperët janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Reperi ka ndau një foto në Instastory, ku duket se është në një udhëtim pasi ka publikuar foton e një çante dhe një valixheje.

Por një tjetër story në Instagram, e shpërndarë nga Loredana, tregon se edhe ajo është në një udhëtim, ku në foton që ka publikuar vihen re valixhja dhe çanta e njejtë me atë të reperit.

Dy reperët janë shfaqur gjithashtu me të njëjtin jelek. Ata kanë postuar foto të ndryshme në rrjetet sociale me një jelek jeshil sikurse mund ta shihni më poshtë:

Nuk përjashtohet mundësia që të dy ta kenë blerë nga një të ngjashëm por kjo vjen pasi u panë me çizme të njëjta. Kjo duket shumë për të qenë rastësi, apo jo?

Lidhja e tyre plot luhatje i ka vënë artistët në qendër të vëmendjes prej vitesh. Ata sollën disa bashkëpunime para se të zbulohej skandali që përfshiu reperen dhe vëllain e saj. Ajo u akuzua për mashtrim nga një çift zviceran që i akuzoi se i ka vjedhur para duke u shtirur si avokate. Më pas, çifti mirëpriti në jetë vajzën e tyre të parë Hanën që është kthyer në një ‘fenomen’ në rrjetet sociale,

Krejt papritur në 2019 ata i dhanë fund lidhjes teksa deklaratat e forta dhe akuzat publike nuk munguan. Një vit më pas ata u ribashkuan dhe fill pas ata bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents” dhe kur ende nuk kishin mbaruar publikimin e këngëve u ndanë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Loredana konfirmoi ndarjen e shumë komentuar nga Mozzik. Ajo shkruante se ata janë të dy shumë kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Reperja zbuloi se pavarësisht problemeve të tyre, do t’i jetë përjetë mirënjohëse Mozzikut sepse i ka falur dhuratën më të bukur në jetë, vajzën. Ndërkohë, të pyetur herë-pas-here të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kanë treguar se janë single.

Mozzik më pas lançoi projektin me titull “A po rrin”. Në vargjet që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën.(KLIKO)

Kohët e fundit Loredana u shfaq krah futbollistit nga Kosova Edon Zhegrova, duke krijuar aludime se kanë nisur një lidhje. Ishte gazetar zvicerane “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Megjithatë asnjëri nga protagonistët nuk ka reaguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al