31 Tetor, 2017

Ministrja e Drejtësisë me orë të shtrenjtë? Përgjigjet live: Ja sa kushton


Veshje, ora, bizhu e aksesore te tjere te shtrenjte. Nuk eshte me cudi per ne teksa i shohim keto qe i mbajne ministra, deputete, gjyqtare e zyrtare te tjere te larte.

Pas rastit të Tahirit ku u aludua se syzet e tij kushtojnë 10 mijë dollarë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është ngacmuar në lidhje me orën.

E ftuar në emisionin ‘’Dritare me Rudinën” ajo ka thënë se ora e saj kushton jo më shumë se 150-100 euro.

“Ora ime kushton rreth 100-150 euro ose diçka më pak. Për më tepër, për pozicionin dhe natyrën që kam, nuk e kam zakon që të vishem me bizhuteri të shtrenjta dhe të rënda”, tha Gjonaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al