15 Korrik, 2024

“Mirë se vjen në shtëpi, Bleta”- Këngëtarja Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Sunny Hill! Ja datat kur do të organizohet festivali i Dua Lipas


Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të performojë për herë të parë në Kosovë.dua lipa bebe rexha1Artistja e njohur do të këndojë hitet e saj në festivalin Sunny Hill, që organizohet në Prishtinë nga ylli botëror, Dua Lipa. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të festivalit, ku shkruhet “mirë se vjen në shtëpi, Bleta”.

“Për herë të parë ndonjëherë! Bebe Rexha do të performojë për njerëzit e saj në vendlindjen! Hitet e saj në krye të listave do të na bëjnë të kërcejmë gjithë natën! Mirë se vjen në shtëpi, Bleta”, shkruhet në postim.

Ndërsa këngëtarja shkoi: “Kosovë po vij për ty!!!!!! 25 Korrik”. Sunny Hill do të zhvillohet nga data 25 deri në datën 28 korrik në Prishtinë.bebe rexhadua lipa bebe rexha2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al