18 Nëntor, 2017

“Miss Globe 2017” e mahnitur nga Shqipëria, tregon eksperiencën e saj në vendin tonë


Pas një gare të gjatë me 56 bukuroshe nga e gjithë bota, përfaqësuesja e Vietnamit u shpall Miss Globe 2017. Ceremonia e mbajtur mbrëmjen 3 nëntorit, në Parkun Olimpik, Tiranë, kurorëzoi më të bukurën e globit bukuroshen e Vietnamit.

Fituesja e vendit të parë është një studente ekonomie dhe turizmi, e cila objektiv të së ardhmes ka pikërisht këtë të fundit. Pjesëmarrja në Miss Globe dhe kurora e më të bukurës ka qëllim të përhapë në të gjithë botën bukuritë e Vietnamit.

Në Vietnam, bukuroshja është zgjedhur ambasadore e turizmit, ndaj edhe këtë çmim ajo ia dedikon vendit të lindjes, bukuritë e të cilit do t’i përcjellë anekënd globit. Në një intervistë për gazetaren Fjodora Fjora në News24, 23- vjeçarja tregon eksperiencën e saj në këtë konkurs bukurie si dhe përshypjet e saj në lidhje me Shqipërinë, raporton “BalkanWeb“.

mis-globe

Ti je sot Miss Globe 2017 si ndjehesh?
Si fillim u shokova dhe mendova, nuk mund ta besoj që fitova Miss Globe pasi Vietnami prezantohet për herë të parë në këtë kompeticion të Miss Globe dhe jam shumë e lumtur. Jam krenare veten time, krenare për Vietnamin tim, që fitova Miss Globe.

Ju jeni edhe fituese e Miss Vietnam apo jo?
Po jam fituese e Miss Turizmi Vietnam.

Kjo është shume e bukur… si është të jesh pjesë e këtyre konkurseve?
Unë përgatitem për gjithçka, për ecjen skenike, bej stërvitje, komunikim të drejtpërdrejtë dhe skenik dhe përgatitem edhe shpirtërisht dhe mendërisht të jem luftarake, e qeshur dhe të kem konfidencë në vetvete.

Sa vjeç je?
Jam 23, jam vetëm 23…

Je shumë e re dhe dua të di a ke qenë pjesë e kompeticioneve të rëndësishme para Miss Globe?
Para kompeticionit të Miss Globe nuk kam qenë pjesë e shumë konkurseve te tjera. Dhe për Shqipërinë më duhej të merrja informacion, të kuptoja si ishte ky vend dhe kjo është shume e rëndësishme sepse unë dua të kuptoj traditat në Shqipëri dhe të kuptoj dhe një kulturë tjetër botërore.

Cili është profesioni yt në jetë?
Unë jam modele në Vietnam dhe studente ekonomie dhe turizmi e kjo është një eksperiencë e re për mua.

Ju pëlqeu Shqipëria?
Më pëlqeu vërtet shumë, sepse ka vende shumë të bukura, ka male të mrekullueshëm, plazhe, det të pastër e të bukur dhe unë jam shume e lumtur pasi më ka pëlqyer shumë ky vend.

A është Shqipëria shume ndryshe nga mentaliteti i Vietnamit
Po në Shqipëri ka pak diference nga Vietnami, kjo ndoshta pasi koha atje është e ngrohte dhe jo e ftohte dhe bie shi vazhdueshëm. Në Shqipëri është e thatë dhe e ftohtë dhe kur ecën nëpër rrugë duket shume romantike.

Çfarë do të bëni pas Miss Globe?
Do të kthehem në vendin tim dhe do të organizohem për një plan të ri pune me ekipin tim, te cilët planifikojnë axhendën time dhe ndoshta do më duhet në shkoj në Filipine, për një eveniment të rëndësishëm atje dhe të prezantohem si ambasadore e Miss turizmi.

BURIMI: Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al