7 Dhjetor, 2023

“Modifikoi telefonatën”- Debati i famshëm me Kanye West dhe Kim Kardashian, Taylor Swift flet për herë të parë!


Këngëtarja e njohur Taylor Swift gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka folur edhe për debatin e famshëm me reperin Kanye West dhe ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Përmes një kënge, West e quajti këngëtaren “k*rvë” gjë që nuk i pëlqeu aspak kësaj të fundit dhe as fansave të saj.

Pas shumë reagimeve online, Kim Kardashian publikoi një mesazh zanor (sipas zërave, të modifikuar), ku Taylor ishte në dijeni të vargjeve dhe madje, edhe kishte dakordësuar me tekstin.

Në mesazhin e regjistruar nga një telefonatë e supozuar mes Taylor dhe Kanye, këngëtarja e pyet reperin nëse teksti do të jetë “i pasjellshëm” dhe Kanye i thotë se jo dhe më pas, i tregon vargun: “Mendoj se Taylor Swift mund të më ketë borxh (marrëdhënie seksuale)”.

Në mesazh dëgjohet Taylor që qesh dhe thotë: “S’është e pasjellshme”, ndërsa publiku përmes komenteve e quanin atë gjarpër.

Taylor Swift, Kanye West

Gjatë intervistës, së fundmi artistja tregoi vështirësitë që kaloi nga kjo situatë, ndërsa tha që telefonata ishte e modifikuar nga Kimi, e cila sipas saj e postoi në mënyrë që ta quanin Taylor gënjeshtare.

“Ishte një telefonatë e regjistruar në mënyrë të jashtëligjshme, të cilën Kim e modifikoi dhe e postoi që të gjithë të më quanin ‘gënjeshtare’. Karriera më ishte marrë nga duart. Mendova se ai moment i reagimeve do të më përcaktonte në mënyrë negative për të gjithë jetën. Më çoi në një vend që s’kam qenë më parë. U zhvendosa në një vend të huaj. Nuk dola nga shtëpia me qira për një vit. Kisha frikë nga telefonatat. Largova shumë njerëz nga jeta ime, sepse nuk dija kujt t’i besoja”– tha këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al