Monika Lubonja ka dhënë një tjetër intervistë pas eleminimt të saj nga “BBV”. Aktorja tregoi takimin e parë pas katër muajsh me mamanë e saj, dhe takimin me të dashurin e mikesësh së saj Fifi.
Duke folur në “Shipëria Live” për Fifin, emri i së cilës është Filloreta Raçi, aktorja tregoi edhe një herë vlerësimin dhe dashurinë që ka për të, madje tregoi edhe takimin që ka pasur me të dashurin e saj të ri, Adis Patushin. Mes të qeshurash, Lubonja tha se sapo të mbarojë intervistën do të flasë me Fifin, dhe se do flejë me të ndërsa “dhëndrri të bëjë si të bëjë”.
Biseda:
Pyetje: Fifi ka një të dashur të ri e ke takuar?
Monika: Unë e di që Fifi ka nëj të dashur, e takova, u lumturova shumëe dhe i kam thënë ke vajzën më të mrekullueshme në krah. Por të lutem kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate. Kuptoja botën e madhe artistike që ka Fifi. Unë ia dhashë këshillat dhëndërit, më ka përqafuar shumë dhe më ka thënë faleminderit. Dhe unë sot pasi të dal do të bëj telefonatën e radhës me Fitin. Por ju kërkoni se ku do flej unë? Do jetë sekret prapë kjo. Do flej me Fitin, mund të darkojmë të tre, por që këtë natë…
Pyetje: Do ta nxjerrësh sot atë nga krevati?
Monika: Dhëndërrit do ti themi: Këtë natë bëj si bëj ti dhe 24 orë ma lër mua.
Ndër të tjera ajo foli për takimin me nënë e saj, të cilën e ka përmendur shpesh gjatë qëndrimi të saj në shtëpi. Aktorja tregoi se e ka pritur shumë takimin pas kaq kohësh me të ëmën dhe se ka kaluar shumë momente prekëse gjatë takimit me të. Ajo shtoi se nuk ishte e përgatitur për ta takuar pasi i druhej edhe ndonjë shoku emocional nga ana e të ëmës.
“Ajo më pthui aq shumë, e kishte marrë malli shumë, i kishte munguar pjesa ime e humorit. Por kur u ul në një moment më shikonte dhe më thoshte “qenke dobësoruar”. Edhe një moment që më ka prekur shumë ishte që përjetova përsëri si babain. Kur im atë ëshët kthyer nga spitali, nga burgu… Më tha edhe të të shaja pak nuk kisha mundësi. Kemi shkuar një ditë më vonë shtëpi, kisha frikën e një shoku emocional. Edhe unë vetë nuk isha e përgatitur.”, tha Monika.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al