Aktorja e Hollivudit, Stella Stevens, e cila ka aktruar bashkë me Elvis Presley-n në filmin “Girls! Girls! Girls” dhe me Jerry Lewis në filmin “The Nutty Professor” ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmi konfirmohet nga familjarët e saj. Djali i aktores së njohur tha se ajo kishte kohë që ishte në azil për shkak të problemeve me sëmundjen e Alzeimerit. Stevens do të mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin aksion “The Poseidon Adventure”. Aktorja punoi edhe në televizion në disa seriale si “Murder She Wrote” dhe “Magnum P.I”.
“Ishte një nder dhe një privilegj që të punoja me Stella-n, e cila ishte një prej njerëzve më të mrekullueshëm dhe më të talentuar”, tha mikja dhe menaxherja e saj njëkohësisht, Maria Calabrese. Stevens lindi në vitin 1938 në Yazoo në Mississippi. Në moshën 16 vjeçare ajo u martua me elektricistin Noble Herman Stevens. Me të lindi të vetmin djalin e vetëm që ka, Andrew.
Dy vite më vonë, ajo u divorcua dhe nisi të modelojë e aktrojë. Më pas nënshkroi një kontratë me 20th Century Fox pasi këta të fundit e zbuluan teksa performonte në kolegjin e saj në Memphis, Tennessee. Më pas u hoq nga puna në studio, por nënshkroi një kontratë të re me Paramount. Stevens fitoi një Golden Globe në filmin e saj të parë “Say One for Me” në vitin 1959.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al