19 Mars, 2020

VIDEO/ “Ndihesha i dobët nga …”- Ministri i Shëndetësisë nuk mban dot këmbët dhe i rrëzohet në Parlament


 

Ministri holandez i shëndetësisë është rrëzuar sot në Parlament. Bruno Bruins u rrëzua nga ministrat e tjerë në momentin që ra në tokë për shkak të lodhjes nga javët e ngarkuara për shkak të krizës së koronavirusit.

Ministrit 56-vjeçar iu dha një gotë ujë dhe më pas u largua nga salla e Parlamentit.

“Ndihesha i dobët nga lodhja dhe javët intesive të punës. Ndihem mirë tani. Do shkoj në shtëpi të pushoj këtë mbrëmje dhe nesër do kthehem sërish ppër të luftuar krizën e koronavirusit,”- shkroi ai në mediat sociale.

Bruins është zyrtari më i lartë i shëndetësisë në Holandë ku numri i rasteve të konfirmuara me virusin vdekjeprurës është rritur në 2051 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 58.

Qeveria holandeze urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, restoranteve, klubeve të striptizmit dhe kafeneve të kanabisit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al