22 Dhjetor, 2020

Në ditën e tij të lindjes, Adelina Tahiri i bën këtë dedikim romantik bashkëshortit të saj


Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren Adelina Tahiri, pasi bashkëshorti i saj feston ditëlindjen.

adelina tahiri (2)

Me këtë rast, Tahiri i ka bërë një dedikim shumë romantik Serjozha Markov, krahas një fotoje ku shfaqej duke e përqafuar.

adelina tahiri (7)

Urime ditëlindjen gjysma ime! Faleminderit që të kam!”, ishte dedikimi i këngëtares.

Adelina dhe partneri i saj e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dy vite më parë.

adelina tahiri (6)

Ndërkohë, në gusht të vitit 2018, çifti u bënë prindër për herë të parë, kur Adelina solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

adelina tahiri (3)

Pavarësisht paragjykimeve të publikut për bashkëshortin që zgjodhi (duke qenë maqedonas), Adelina nuk ka hequr dorë nga avokati dhe sot duken me të vërtetë një familje e lumtur.

adelina tahiri (1)

Më herët , e ftuar në “Ftesë në 5”, këngëtarja ka pranuar se ka në plan ta zgjerojë familjen, pasi kurrë nuk do donte që Jonin ta linte vetëm.

adelina tahiri (8)

Por, duket se kjo nuk është e lehtë për të, pasi shtatzëninë e parë e ka përjetuar shumë keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al