5 Qershor, 2024

Në Shqipëri apo Itali, Heidi Baçi “zbulon” se ku do të bashkëjetojë me Romeon: E imagjinon dot…


Aktori Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi u njohën dhe u lidhën në “Big Brother VIP”, ndërsa çifti vazhduan romancën e tyre pas daljes nga shtëpia.

E teksa fansat janë shumë kuriozë për të ditur nëse çifti do të jetojnë në Itali, shteti ku ndodhet familja e Heidit, apo në Shqipëri tek prindërit e Romeos.

Ditën e sotme gjatë një interviste në “Wake Up”, Heidi ka folur më shumë për marrëdhënien e saj me Romeon pas daljes nga shtëpia.

Kur të shkosh në Itali do shkosh vetëm apo me burrin?”, e pyeti gazetarja, ndërsa ish-banorja tha që do ta marrë Romeon në Itali.

“Do marr dhe Romeon atje në Itali dhe ‘ciao’… E imagjinon dot?”- u shpreh ish-banorja.

Përsa i përket familjarëve të saj, Heidi tha se ata janë shumë të lumtur kur e shikojnë atë të lumtur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al