18 Nëntor, 2017

Në të njëjtin vend, por në momente të ndryshme, shikoni si duket Zaimina në vaskë me partnerin


Një lidhje prej rreth 13 vitesh, e cila vitin që shkoi u duk se do të mbyllej me kaq, por vetëm pak muaj më vonë Zaimina Vasjari mori propozimin më romantik për martesë pikërisht në Maldive, dhe kështu historia e çiftit vazhdoi.

Pas kësaj erdhi edhe lajmi i shtatzënisë, edhe pse Zaimina me fotot e postuara së fundmi nuk e tregon fare këtë.

Edhe pse shtatzënë ajo ka një fotografi provokative dhe po aq artistike. Ajo shfaqet në vaskë e zhveshur dhe përpara saj duket i gjithë qielli plot yje.

Ndërkaq të njëjtën pozë ka marrë edhe i dashuri i Zaiminës, Klodian Asllani, i ka publikuar po ashtu një fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al