20 Prill, 2022

Nga ish-i i Bora Zemanit, tek femrat seksi të ekranit, kush janë VIP-at e përfolur për t’u futur në Big Brother 2


Teksa të gjithë vijojnë të ndjekin personazhet e dalë nga Big Brother duket se kanë nisur të përfliten edhe emrat e personazheve që do të jenë në edicionin e dytë të këtij formati.

Kujtojmë se përgjatë kohës që ky spektakël po zhvillohej të shumtë ishin personazhet që deklaruar se kishin refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e reality. Megjithatë jemi të bindur, që duke parë famën që personazhet morën, janë penduar ata që nuk pranuan të bëheshin pjesë e lojës. E duket se edicionin e radhës, të shumtë do të jenë ata që do ta mirëpresin këtë ftesë. Por teksa duhen edhe më shumë se 6 muaj që të nis transmetimi, në rrjet kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë të personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë. Me interes të madh është parë nga ndjekësit emri i Vin Velit, si një ndër personazhet që pritet të jetë në këtë format.

Kujtojmë se Dj është ish-partneri i Bora Zemanit. Çifti kanë qenë lidhur para shumë vitesh dhe nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë edhe djali i tyre Arbor. Prania e Vinit në Big Brother, pritet të sjellë një tjetër pjesë nga ‘telenovela’ e Bora Zemanit. Gjatë kohës që rrjeti shpërtheu nga historia Bora-Donald-Beatrix, Vin Veli në rrjetet sociale ironizoi situatën e krijuar. Mbetet për t’u parë nëse Dj do ta pranojë ftesën për të kaluar 100 ditë në program. Mediat Online kanë publikuar disa prej emrave që pritet të jenë pjesë e formatit.

Eva Murati, Kejvina Kthella, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vini Veli, Roza Lati janë disa nga emra që po lakohen. Ndërkohë një tjetër emër që refuzoi ftesën sezonin e parë ishte Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares në vend të tij, çoi kushëririn, granitin. Por duket se për sezonin e ardhshëm, ai e ka sërish ftesën, vetëm se këtë herë po e konsideron pranimin e ofertës së tij. Edhe vajza e Sabianit, ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e Buig Brother. Ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë për Keisin. Natyrisht që këta janë vetëm emrat e parë të personazheve që përfliten në rrjet dhe do të duhet edhe pak kohë për të konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre realisht do të bëhet pjesë e lojës për çmimin e madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al