Pranvera ende nuk ka ardhur por asgjë nuk i ndalon të famshmit të eksplorojnë me trendet e reja të të veshurit. Dhe duket se tashmë trendi i fundit që do mbizotërojë botën e modës janë veshjet transparente dhe me shkëlqim.
Gjatë muajve të fundit, ne kemi parë yje të shumtë që kanë zgjedhur këto veshje ekstravagante që kërkojnë edhe shumë guxim. Nga veshja në Met Gala e Kendall Jenner, tek fustani Fendi i Dua Lipës, dhe veshja e Maude Apatow në premierën e “Euphoria”, të gjithë kemi parë se emëruesi i përbashkët i këtyre veshjeve ka qenë transparenca dhe shkëlqimi.
Ky trend është konfirmuar edhe në Javën e Modës në Londër, New York, Paris dhe së fundmi po vuloset edhe në Milano ku ndodhen të gjithë. Shfaqja e deritanishme lanë të kuptohet se edhe qyteti italian është tashmë IN me trendin.
Pyetja e vetme tani është: A do guxoni?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al