27 Shkurt, 2022

Nga “Miss” te forcat e armatosura! Anastasiia Lenna “heq kurorën” dhe shkon në ndihmë të ushtrisë ukrainase


Miss Ukraina 2015, Anastasiia Lenna, ka marrë armët dhe është bashkuar me forcat e armatosura ukrainase për të luftuar rusët.

Ajo i është bashkuar vullnetarisht ushtrisë së vendit të saj, duke lënë pas “kurorën e pasarelat”, dhe duke rrëmbyer armën për të luftuar në mbrojtje të vendit të saj.

Modelja ka reaguar edhe në rrjetet sociale ku i ka kërkuar mbështetje ndjekësve të saj nga mbarë bota, për t’i ardhur në ndihmë vendit të saj. Sipas përshkrimeve që ajo ia ka vënë profilit të saj në Instagram, Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë.

Fotografitë në Instagram e tregojnë atë me pajisje të plota ushtarake në arena të pyllëzuara dhe terrene të brendshme stërvitore gjatë dy viteve të fundit, por tani ka ardhur koha që përvoja e saj të jetë e dobishme.

Anastasiia Lenna u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në moshën 24-vjeçare në vitin 2015. Ajo prej kohësh ka bashkëpunuar me një agjensi në Turqi, si menaxhere e marrëdhënieve me publikun.

Ajo është vetëm një nga mijëra femrat që janë pjesë e forcave ushtarake ukrainase. Në fakt, vendi ka forcën më të madhe ushtarake femërore në botë me 36,000 gra që janë të trajnuara në mënyrë perfekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al