Partnerja e Olsi Bylykut është shumë aktive në Instagram, ku ka arritur të mbledhë më shumë se 50 mijë ndjekës. Këngëtarja vendosi që ditën e djeshme t’i kushtonte pak nga koha e saj fansave online, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ata kishin.
“Sa herë ke qenë e lidhur?”, e pyeti një ndjekës, të cilit Egli iu përgjigj: “Fjala e lidhur, nuk është termi që unë përdor. Unë dashurohem, nuk lidhem. Kam qenë, jam e do të jem e dashuruar gjithë jetën në mënyrat nga më të ndryshmet e më të bukurat! Jeta, familja dhe partneri kanë superuar çdo formë e nivel tjetër dashurie. Jam me fat!”.
Egli dhe aktori i humorit, Olsi, kanë më shumë se tre vite e gjysmë bashkë e sigurisht që pyetjet në lidhje me çiftin nuk kishin si të mungonin.
“A keni menduar për ndonjë bebush?”, i shkroi një ndjekëse. Ndonëse kjo nuk është hera e parë që regjisorja merr pyetje të tilla për zgjerimin e familjes, ajo shkroi: “Patjetër, por kur të vijë koha e duhur…”.
Një tjetër i shkroi: “A e keni bërë dasmën, apo jeni akoma të fejuar (lidhur)?”. Tako shkroi: “Mendon se s’do e kishit marrë vesh nëse do kishim bërë dasmë?! Jemi ende vetëm të dashuruar”, duke zbuluar se nëse një ditë dyshja do të martohet, atëherë ata do të zhvillojnë një ceremoni madhështore, të cilën do të mund ta shohin të gjithë.
Mund të ndodhë që personazhë të famshëm të kenë tipare të ngjashme me njëri-tjetrin, e në rastin e Eglit, ndjekësit mendojnë se ngjan me Xhensila Myrtezajn.
“Ke një ngjaashmëri të frikshme me Xhensilën në disa foto. A mendon se të ka përzgjedhur Olsi nga kjo gjë?”, e pyeti ndjekësja, së cilës Egli iu përgjigj e revoltuar: “S’është aspak mendim i denjë ky që të përshkon mendjen ty. Njeriu duhet për atë që ka brenda. Jo për atë që ka së jashtmi. Nëse do të kishte qenë veç bukuria faktori përzgjedhës siç e ke quajtur ti, tani s’do ishim bashkë prej tre vjetësh… Dhe diçka, unë nuk përzgjidhem, s’jam në ankand!! Faleminderit!”.
Ndër të tjera, gjatë bisedës Egli ka treguar se ka edhe marrëdhënie të shkëlqyera jo vetëm me prindërit e olsit, pra me vjehrrën dhe vjehrrin, por edhe me kunatën e saj, për të cilën shprehet se e ka “si dritë”.
Ajo zbuloi gjithashtu se i pëlqen t’i “thërrasë në emra përkëdhelës” prindërit e Olsit.
Ndërkohë, komentet e sikletshme nuk kanë munguar, por Egli zgjodhi t’iu përgjigjej me lezet.
“Sa të mëdhaja i paske ata shalë”, i shkroi dikush, të cilit Tako ia ktheu: “Hajt më, bereqaves”.
Gjatë këtij viti, Tako zbuloi se ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi i është dashur të përballet me ankth dhe atak paniku.
“Si ia dole ta mposhtësh ankthin? A je ka dalë plotësisht?”, e pyeti dikush.
“Duke e pranuar, duke bërë terapi, duke i thënë vetes që do kalojë. Por edhe medikamente për një kohë të shkurtër me recetë mjekësore. Që të kalojë plotësisht do kohën e vet, nuk është një periudhë e prerë me thikë. Thjesht vjen e zbehet derisa mësohesh të jesh aktiv, e kupton se më e keqja ka kaluar. Jam në përmirësim”, u përgjigj regjisorja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al