22 Janar, 2018

Ngacmimet seksuale, aktorja: Ka ndodhur me mua shumë herë…


“Unë gjithmonë do të jem në anën e lirisë së shprehjes, por nuk pajtohem me tekstin e nënshkruar nga Catherine Deneuve, ose më mirë unë nuk e njoh veten në ato fjalë. Çfarë po ndodh është një revolucion i vërtetë që ishte një nevojë te madhe, dhe nuk do të ndalet. Gratë më në fund kanë filluar të denoncojnë shantazhin dhe abuzimin seksual, të bëjnë thirrje për të vërtetën e tyre, për t’u dëgjuar”.

Kjo është deklaruar nga aktorja franceze Marion Cotillard, në dy intervista me Corriere della Sera dhe Messaggero në të cilën ajo thotë se ka  qenë viktimë e ngacmimeve.

 “Gjërat e raportuara nga kaq shumë gra kanë ndodhur me mua shumë herë, ata me të vërtetë më kanë lënduar thellë, por unë e e kam pasur të nevojshme të punoja dhe kam qenë e detyruar të shërohesha, kështu që unë përkrah plotësisht lëvizjen #MeToo”, thotë Cotillard.
“Ka edhe gra që shtiren, duke akuzuar njerëzit padrejtësisht, por është një përqindje minimale, por guximi i atyre që ekspozohen është për t’u lavdëruar, ne, njerëzit e famshëm, kemi për detyrë të mbështesim lëvizjen denoncuese” thekson Cotillard.
“Guximi i aktoreve është gjithashtu i rëndësishëme për gratë që nuk punojnë në kinema, por ndoshta si shërbëtorë, fermerët, të punësuar nga banka. Gratë që kanë jetuar më parë në frikë tani më në fund mund të ketë një zë për ta #MeToo është një çlirim i vërtetë.”
Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al