25 Prill, 2019

Nisma më e re, të dalësh nudo në vendet publike për të… (FOTO)


Australianët janë duke përhapur një tendencë për të “nxitur pozitivitetin e trupit përmes nudizmit”.

Madje tashmë është hapur edhe një llogari në rrjetin social “Instagram”, “Get Naket Australia” që feston për trupin e zhveshur. Ky profil ka arritur që të mbledhë plot 230 mijë ndjekës.

Zëdhënësi i kësaj nisme është 28-vjeçari, Brendan Jones, një fizioterapist nga Sydney. Ishte ai që themeloi “Get Naked Australia” në vitin 2015, pasi dëshiron që çdo person të ndihet mirë me trupin e tij.

Jones beson se të dalësh nudo të ndihmon që të luftosh presionin që “bombardohesh” nga llojet e përsosur joreale të trupit.

Çifte apo grupe shoqërore janë bashkuar në këtë nismë të cilët pozojnë të zhveshur dhe më pas fotografitë i publikojnë në rrjetet sociale.

“Ishte atëherë që kuptova se “Instagram” pa qëllim ishte duke predikuar një mesazh të madh të pozitivitetit të trupit, duke thënë: ‘Ky jam unë në gjithë lavdinë time’”, shpjegoi Brendan.

“Jo vetëm për femrat, por edhe për djemtë ndikon në vetëvlerësim. Të jesh nudo përreth njerëzve të tjerë dhe të të shohin të zhveshur, të ndihmon të ndërtosh besimin në vete”, ka thënë ai për “news.com.au”.

“Ju kuptoni që në përgjithësi njerëzve nuk iu intereson sesi ju dukeni dhe se çdo frikë që keni kur jeni nudo është vetëm në kokën tuaj. Kështu mësoni të hiqni frikën dhe pengesat tuaja dhe pas 30 sekondave ajo ju duket normale”, ka përfunduar 28-vjeçari.

Tani lëvizja ka evoluar dhe njerëzit mund të dalin nudo teksa bëjnë barbecues, luajnë, në plazh apo kur lundrojnë me jahte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al