18 Dhjetor, 2019

Një dashuri si kjo/ Ajo është 105 vjeç, ai 106. Çifti më i vjetër në botë feston 80 vjetorin e martesës


Gjithçka filloi në sallë universiteti në vitin 1934. Studentët ishin ulur në mënyrë alfabetike në sallën e leksioneve të zoologjisë.

cifti

John Henderson u ul pikërisht pas Charlotte Curtis. Kur e pa, menjëherë i pëlqeu kjo vajzë e turpshme e ulur para tij.

Ky shikim u kthye në një dashuri të përjetshme. Më 22 dhjetor çifti feston përvjetorin e 80-të të martesës.

Libri i Rekordeve Ginnes ka njohur jetëgjatësinë e dashurisë së tyre duke i emëruar si çifti më i vjetër në botë.

106-vjeçarit në atë kohë ju deshën 5 vite për ti mbushur mendjen  Charlotte për tu martuar.

John dhe 105 vjeçarja u martuan në një ceremoni të vogël më 22 dhjetor 1939. Ata shkuan për muaj mjalti në San Antonio, duke qëndruar në një hotel që kushtonte 7 dollarë nata.

Edhe pse kanë qëndruar bashkë për 85 vite, çifti u martua vetëm 80 vite më parë. Ndaj nuk mbajnë rekordin për martesën më të gjatë.

Ky titull, sipas Guinness World Records, i përket Zelmyra dhe Herbert Fisher, të cilët martuan respektivisht në moshën 19 dhe 17 vjeçare. Ata qëndruan të martuar për 86 vjet dhe 290 ditë para vdekjes së Herbert në 2011.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al