Lajmi se Rita ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi i kanë dhënë fund beqarisë u shpërnda menjëherë në media.
Dy zogjtë e dashuruar janë martuar në një ceremoni intime në Londër, raportoi ‘The Sun UK’. “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit”, tha një burim për median. “Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë.”
Më poshtë është e përmbledhur një kronologji e të gjitha lidhjeve romantike që këngëtarja shqiptare ka pasur ndër vite.
BRUNO MARS 2009 – 2011
Përpara se të bëheshin të famshëm, Rita kishte një romancë me Bruno Marsin në moshën 18-vjeçare.
“Ishte dashuri me shikim të parë. Ne u takuam në vitin 2009. Unë isha 18 vjeç dhe fillova në Roc Nation. Bruno ishte i panjohur edhe atëherë.”- tha këngëtarja për lidhjen me Bruno Mars. Megjithatë, ndërsa kërkesat rreth karrierës së tyre muzikore u rritën, Rita tregoi se si çifti përfundimisht vendosi të ndahej.
“Koha jonë së bashku ishte e mrekullueshme. Por sapo u bëmë të famshëm, puna na pengoi.”- tha Rita pas ndarjes me këngëtarin.
ROB KARDASHIAN 2012
Këngëtarja u takua me Rob Kardashian për dy muaj, në tetor të vitit 2012. Romanca e tyre e shkurtër mori fund për shkak të ‘orarit të ngjeshur të punës’ dhe stileve të tyre të ndryshme të jetesës.
Fundi i romancës së tyre të shkurtër përkoi me një sërë postimesh të hidhura në rrjetet sociale nga Rob, i cili indirekt aludoi se këngëtarja e kishte tradhtuar atë shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre.
CALVIN HARRIS 2013 – 2014
Calvin Harris dhe Rita Ora u lidhën në pranverën e vitit 2013 me çiftin dhe qëndruan bashkë për rreth një vit. DJ dhe Rita patën një marrëdhënie romantike dhe profesionale, duke bashkëpunuar në hitin numër një të Ritës, I Will Never Let You Down.
Rita thuhet se ka mbetur mjaft e tronditur, pasi mësoi përmes Twitterit se lidhja e saj kishte përfunduar. DJ skocez hyri njoftoi në Twitter se romanca njëvjeçare e çiftit kishte përfunduar, por u pretendua se krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” nuk ishte në dijeni se i dashuri i saj do të jepte këtë deklaratë.
RICKY HIL 2014 – 2015
Rita Ora dhe djali i Tommy Hilfiger, Ricky Hil, konfirmuan lidhjen e tyre në gusht 2014, dhe i dhanë fund romacës me shumë shkëputje pas 14 muajsh.
A$AP ROCKY 2015
Rocky pati një lidhje me Ritën në vitin 2015. Reperi më vonë ndezi polemika kur përfshiu në këngët e tij deklarata për këngëtaren, kryesisht në këngën Better Things.
ASAP – emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers – më vonë pranoi se komentet e tij për Ritën ishin ‘pa shije’.
TRAVIS BARKER 2015
Romanca e Travis Barker dhe Rita Orës zgjati vetëm një muaj. Lidhja e tyre nisi në vitin 2015 dhe thuhet se Travis i dha fund raportit të tyre për shkak se nuk donte të ishte në një ‘lidhje serioze’.
ANDREW WATT 2016 – 2017
Rita shijoi një romancë njëvjeçare me kolegun e tij muzikant Andrew në vitin 2016, përpara se të ndahej. Ajo zbuloi statusin e saj beqare gjatë një paraqitjeje në Jonathan Ross Show.
ANDREW GARFIELD 2018
Këngëtarja dhe aktori i Hollivudit patën një romancë katër mujore përpara se Andreë të kërkonte kohë për një ‘jetë më private’.
TAIKA WAITITI 2020
Çifti filloi nisën një romancë në mars të vitit 2021 pasi u takuan në 2020 në Australi, dhe u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre sa filluan të diskutonin martesën brenda disa muajsh, tha asokohe një burim për New Idea .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al