31 Tetor, 2017

Nora Istrefi dhe Noizy darkojnë bashkë. Çfarë i lidh dy këngëtarët?


Edhe pse nuk i kemi parë ndonjëherë bashkë më parë, kemi vënë re se ditët e fundit ata janë gjithnjë e më shumë pranë njëri-tjetrit.

Bëhet fjalë për reperin Noizy dhe një nga këngëtaret më të suksesshme Nora Istrefi. Para pak ditësh ishte këngëtarja ajo që nxori një video në Instastory ku shihej Noizy dhe Dj i saj, ndërkohë që sot ka qenë sërish Nora që ka publikuar një tjetër foto ku shihet duke darkuar me Noizyn dhe dy djem të tjerë.

Ka lindur një miqësi shumë e veçantë apo të dy janë duke u përgatitur për një bashkëpunim të përmasave të mëdha , duke marr parasysh edhe potencialin e këngëtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al