29 Qershor, 2022

“Nuk më besojnë”/ Brad Pitt flet “i turpëruar” për herë të parë për sëmundjen e rrallë


Këtë nuk mund ta mohojë askush! Brad Pitt është një nga burrat më seksi në botë.

Protagonist në shumë filma të suksesshëm, aktori është një fytyrë e paharruar për shumëkënd. Mirëpo, kur vjen puna që Bitt të mbajë mend të tjerët është ndryshe. Dhe kjo jo për faj të aktorit.

Së fundmi ylli hollivudian ka pranuar hapur se vuan nga sëmundja e quajtur “verbëria e fytyrës së padiagnostikuar”. Kjo sëmundje e bën të paaftë yllin e “By the Sea” të rikujtojë fytyrat e njerëzve që takon. Në një intervistë për revistën “GQ” Brad Pitt ndau këtë problem dhe pasojat e tij.

Pitt u shpreh se gjendja e tij e shqetëson atë dhe njerëzit nuk e besojnë. Ai mendon se kjo mund t’i bëjë njerëzit që takon të krijojnë një përshtypje negative për të, duke e parë si “të largët, të paarritshëm, të zhytur në vetvete”. Brad pranoi se ndihet ‘i turpëruar’ kur nuk është në gjendje të kujtojë njerëzit që takon.

Brangelina's 'By the Sea': The Curse of Making a Movie with Your Significant Other

Ju kujtojmë që më parë Brad Pitt foli edhe për filmin më pak të pëlqyer të tij. Kur të gjithë mund të mendonim që filmi më pak i preferuar i Brad Pitt është “By the Sea” ku aktron krahas ish-bashkëshortes, Angelina Jolie, një film që trajton temën e divorcit të një çifti. Në fakt, nuk është asnjë film me ish-partneren e tij. Projekti i realizuar nga Pitt dhe që nuk i pëlqen aktorit është “Troy”.

Brad Pitt Isn't Exactly Proud Of His Performance In Troy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al