19 Mars, 2020

“Nuk po iu kërkoj lutje e mesazhe”- Këngëtarja e famshme rrëfen se është me koronavirus dhe bën apel: Mbroni ata që nuk i mbijetojnë dot virusit


 

Charlotte Lawrence zbuloi se ka rezultuar pozitive me koronavirus. Këngëtarja 19-vjeçare tha se u testua pozitive disa ditë më parë por beson se do të bëhet mirë.

“Përshëndetje. Disa ditë më parë mjeku im më informoi se kam COVID-19. Shumë prej nesh do infektohen,”– shkroi ajo.

Ndërsa më pas shtoi: Do të bëhem shumë mirë. Por shumë që infektohen nuk do jenë mirë nëse sëmuren shumë shpejt.”

Ajo apeloi fansat e saj të mendojnë për mirëqenien e të tjerëve dhe të qëndrojnë brenda.

“Nuk po ju kërkoj lutje, dashuri, mesazhe të ëmbla. Unë po ju lutem që të mbroni ata që nuk munden ti mbijetojnë këtij virusi. Qëndroni brenda, ju lutem. Pavarësisht nëse jeni sëmurë apo jo, qëndroni brenda,”– shtoi këngëtarja.

“Mendoni për prindërit tuaj, për gjyshërit. Mendoni se dikush tjetër mund t’iu sëmurë të afërmit tuaj vetëm sepse nuk dëgjuan dhe kujtuan se i dinin gjërat më mirë. Sepse ishin egoistë..”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al