1 Qershor, 2022

“O të…”/ Pas Fifit edhe Adisi ironizon kritikët e lidhjes së tyre, Monika Lubonja i bën kërkesën publike: Po unë kur do fle me ty


Pavarësisht mesazhve negative që marrin, Fifi dhe Adis Patushi vijojnë ta shijojnë romancën e tyre në sytë e publikut, madje duke ironizuar edhe të gjithë kritikët e lidhjes së tyre. Ata nuk i kursejnë as shakatë publike me njëri-tjetrin dhe miqtë e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Fifi postoi postoi një nga 100 mesazhet negative që merr çdo ditë në inbox-in e saj, duke bërë më tej edhe një reagim publik për lidhjen e saj me Adisin dhe për ish-bashkëshorten e tij Adrola Dushin.

Në një tjetër video, të shtrirë në krevat, çifti duke ironizuar kritikët. Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson. Nga ana tjetër Adisi e ka ripostuar videon krahas së cilës shkruan: O të…

Në një tjetër foto të postuar nga Adisi, ajo që bie në sy është seksioni i komenteve. Aktorja Monika Lubonja, e cila është mikeshë e ngushtë me Fifin, e pyet këngëtaren se kur do të flejë me të.

“Po unë kur do fle me tyy”– shkruan Monika, ndërsa përgjigja ka ardhur nga Adisi i cili shkruan: “Pa merak Monika… do ta lej një ditë”

Kujtojmë që gjatë kohës kur ishte në BBV, Monika shprehu se natën e parë pas daljes do ta kalojë me Fifin. Në intervistat e dhëna më tutje, aktorja rrëfeu takimin që ka pasur me të dashurin e Fifit, Adis Patushin. Mes të qeshurash, Lubonja shprehu asokohe se sapo të mbarojë intervistën do të flasë me Fifin dhe se do flejë me të ndërsa “dhëndri të bëjë si të bëjë”.

Fifi dhe Adisi po e  jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al