18 Tetor, 2017

Olta Gixhari ‘shpërthen’ kundër policisë bashkiake, padrejtësia që i ka ndodhur


Aktorja e njohur Olta Gixhari gjithmonë ka rënë në sy për natyrën e saj provokuese dhe protagonizmin në daljet e saj publike në media. Ndryshe nga herët e tjera kur mund të postojë detaje nga jeta personale apo puna në teatër, Olta na ka njohur me një padrejtësi që i është bërë. Ajo, domethënë makina e saj është gjobitur nga Policia Bashkiake.

‘‘Kjo eshte policia e bashkisë Te ve gjobe edhe kur paguan me sms!  Faleminderit ’’ ka shkruar Olta në Facebook.

Në publikimin e saj duket fotoja që tregon mesazhet se Olta ka paguar biletën për vend parkim në mënyrë elektronike, por pavarësisht kësaj ajo është gjobitur./Panorama Plus/

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al